Dikur e pazëvendësueshme në çdo vakt, buka hiqet nga tryezat spanjolle

10 Nëntor 2025 | 19:45

Në fillim të viteve 1960, çdo spanjoll konsumonte 134 kilogramë bukë në vit, sot kjo sasi ka rënë në 28 kilogramë në vit, një rënie prej 80%.

Të rinjtë e kanë zëvendësuar këtë ushqim tradicional me burime të tjera karbohidratesh si pica ose pasta, dhe e lidhin bukën drejtpërdrejt me mbipeshën dhe intolerancat ushqimore.

Blerja e përditshme e bukës, dikur një ritual, është bërë gjithnjë e më e rrallë.

Një nga faktorët më ndikues në këtë rënie është perceptimi i gabuar mbi vetitë ushqimore të bukës.

Ky besim është bërë kaq i përhapur sa 29.2% e spanjollëve ndjekin një dietë pa bukë, ndërsa 24% nuk e konsiderojnë të nevojshme për një dietë të balancuar.

Ekziston një segment në rritje i konsumatorëve  që zgjedhin bukë cilësore, integrale.

Sfida qëndron në rikthimin e kulturës së bukës së mirë në një shoqëri që ka ndryshuar rrënjësisht marrëdhënien e saj me ushqimin tradicional.

Rënia e konsumit të bukës në Spanjë është reflektim i një transformimi të thellë shoqëror: ndryshime në modelet e të ushqyerit, mite ushqimore të qëndrueshme, stile të reja jetese dhe humbje e kulturës tradicionale gastronomike në kontekstin e modernizimit.

Buka jo vetëm po zhduket nga tryezat tona; me të zhduket edhe një mënyrë e të kuptuarit të ushqimit dhe bashkëjetesës që ka përcaktuar Spanjën për shekuj me rradhë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026