“Dibranët më mbajnë si vëllain e tyre”, dy afrikanët tregojnë jetën në Shqipëri

12 Nëntor 2025 | 19:39

Pas intervistës së tyre në Euronews Albania, e cila u bë virale në rrjete, Dauda nga Nigeria, student, dhe Donald nga Kameruni, ekspert biznesi, ishin të ftuar në studion e “Now” me Ilir Kazaferin, për të ndarë përvojat e tyre lidhur me jetën në Shqipëri.

Të dy, Dauda dhe Donald, thonë se ende nuk e kanë marrë pasaportën shqiptare, por shprehen optimistë:

“Puna e letrave është pak e vështirë por kemi besim se do të rregullohet kjo pjesë që ti marrim më shpejt”, thotë Donald.

Donald gjithashtu tregon se fëmijët e tij janë në Afrikë, ndërsa ëndrra e tyre është të krijojnë një urë mes Afrikës dhe Shqipërisë ndërsa thekson se shqiptarët janë shumë luftarakë dhe ai mbetet i impresionuar nga patriotizmi i madh që kanë.

Donald thotë se ka lidhje të forta me Dibrën.

“Jam një malok i rritur në fushë. Kam shumë shokë nga Dibra dhe kam shkuar shpesh atje. Dibranët më mbajnë si ‘vëllain’ e tyre”, thotë ai ndërsa shton se i pëlqen natyra dhe klima e Dibrës.

Dauda tregon se preferon Tiranën, pasi qyteti ka shumë turistë dhe i duket vend social dhe miqësor.

Ai gjithashtu shprehet se i pëlqen shumë ushqimi shqiptar: pilafi me tasqebap është shumë i shijshëm për të, ndërsa për ëmbëlsira preferon trileçe dhe sheqerpare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026