Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin Shkumbin

13 Nëntor 2025 | 20:48

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku në lumin Shkumbin është gjetur trupi i pajetë i një gruaje rreth 40 vjeçe.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në zonën e Krastës, ku banorët kanë njoftuar policinë pasi kanë vënë re trupin e një personi që lundronte në ujë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikësit dhe palombarët, të cilët për shkak të errësirës janë përballur me vështirësi gjatë ndërhyrjes. Pas disa minutash kërkimesh, trupi i gruas është nxjerrë nga lumi me ndihmën e 7 efektivëve zjarrfikës dhe 10 efektivëve të policisë.

Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Elbasanit për veprime të mëtejshme mjeko-ligjore.

Deri më tani, asnjë familjar nuk është paraqitur për identifikimin e saj. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo ndonjë shkak tjetër.

Njoftim zyrtar i policisë:

Rreth orës 17:30, në lumin Shkumbin, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në lumë, shtetasja D. B., rreth 55 vjeçe.

Kjo shtetase ishte e strehuar në një qendër sociale dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ajo ishte larguar nga qendra rreth orës 15:00 të ditës së sotme.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026