Shkaktoi aksidentin në gjendje të dehur, AMP arreston policin e Komisariatit 5
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor F. L., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit Nr.5, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat AMP bën me dije se arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 16:40, duke drejtuar mjetin e tij në rrugën “George Bush” në Kamëz, është përfshirë në një aksident me pasojë vetëm dëme materiale.
Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.91mg/l.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
- 07:17 Sulmi amerikan godet juglindjen e Iranit, dëmtohet aeroporti, plagoset një civil
- 07:14 Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
- 07:11 Axios: Trump i zemëruar me Netanyahun, propozoi shitjen e avionëve luftarakë F-35
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…