Sylvinho: Anglia është ekip i një tjetër niveli, por nesër do të japim maksimumin

15 Nëntor 2025 | 17:51

Një ditë para ndeshjes së fundit të fazës së grupeve të kualifikuesve të Botërorit, trajneri i Kombëtares, Sylvinho, foli për sfidën ndaj Anglisë dhe reflektimet pas përballjes me Andorrën.

Ai paralajmëroi edhe vështirësitë që priten nga Anglia: “Janë një ekip shumë i fortë, nuk pësojnë gola dhe kontrollojnë topin shumë mirë. Momentalisht janë më të fortë se para 6 muajsh, por në 90 minuta gjithçka mund të ndryshojë. Nëse shënojmë, do të jetë një sukses i madh. Flasim për një Angli favorite, një ekip të nivelit tjetër si Franca, Gjermania apo Spanja. Ata kanë lojtarë nga më të mirët në botë, në 7 ndeshje kanë 21 pikë dhe nuk kanë pësuar gola. Nesër është një ndeshje e vështirë, por do japim maksimumin,” tha trajneri.

Sylvinho u ndal edhe te sfida e fundit me Andorrën, ku Shqipëria fitoi 1-0: “Ishte një ndeshje e vështirë, një skuadër që mbrohet me zemër. Sa i përket Brojës, folëm me të dhe grupin, gjithçka është zgjidhur. Momenti është i bukur për të gjithë, kemi siguruar play-off-in dhe duhet ta shijojmë këtë arritje.”

Trajneri vlerësoi lojtarët dhe fleksibilitetin e skuadrës: “Broja ka bërë mirë në disa ndeshje, me Serbinë. Nuk është fokusi te performanca në pozicionin e vet, por disa lojtarë ekuilibrojnë ekipin, krijojnë balancë për skuadrën. Nuk fokusohemi dot vetëm në një aspekt, por nga difensiva në ofensivë. Sigurisht nëse një lojtar tjetër bën pozicion tjetër do të provohet, si Uzuni që luan në krah, djathtas, majtas. Nëse dikush nuk bën mirë, do të largohet. Kaq kam për të thënë për këtë.”

Sylvinho gjithashtu foli për eksperiencën e tij personale dhe presionin e drejtimit të një kombëtareje: “Më i ri kurrë nuk kisha menduar të isha trajner. Te Man City, Mancini ishte trajner dhe më pyeti: “Do ti bashkohesh stafit tim vitin tjetër?” Vitin tjetër fillova të punoj te Brazili. Është pasion, por të jem realist, është punë e vështirë, shumë presion, duhet ti bësh gjërat mirë. Punë e vështirë por ndihem mirë. Është e vështirë, sepse duhet të bindësh lojtarët të luajnë si do dhe të përshtaten. Të luash futboll është e pabesueshme, por tani mendon për të gjithë skuadrën, jo vetëm për veten. Jam shumë i lumtur, shumë krenar që jam trajner i Kombëtares shqiptare. Jam krenar për lojtarët e mi.”

Ai përfundoi duke paralajmëruar përgatitjet për ndeshjen e ardhshme: “Pas pak kemi një stërvitje të shkurtër, nesër do vendosim. Do mendojmë për marsin, por nesër është ndeshje e fortë. Do flas nesër me stafin dhe do marrim një vendim. Nesër përballemi me Anglinë, ndër më të mirat e botës.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026