E hëna nis me çeljen e grupkapitullit të negociatave, Rama prezent në Bruksel

16 Nëntor 2025 | 19:18

Kryeministri Edi Rama do të jetë në Bruksel të hënën për të marrë pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian, ku më 17 nëntor do të çelet grupkapitulli i fundit i negociatave për anëtarësim.

Grupkapitulli V përfshin pesë fusha kyçe, Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Politikat e sigurisë ushqimore dhe veterinarisë, Peshkimin, Politikat rajonale dhe koordinimin e instrumentave strukturore, si dhe Dispozitat Financiare dhe Buxhetore.

Ky kapitull synon modernizimin e bujqësisë, dixhitalizimin e zinxhirit ushqimor, forcimin e sigurisë ushqimore, menaxhimin e qëndrueshëm të sektorit të peshkimit, si dhe përgatitjen për pjesëmarrje më efektive në politikat e zhvillimit rajonal dhe përputhjen me standardet europiane të financave publike.

Pas përfundimit të punimeve, Kryeministri Rama do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisioneren për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026