Gjermania shpartallon Sllovakinë 6-0, siguron kualifikimin në Botëror

18 Nëntor 2025 | 17:58

Gjermania është skuadra e radhës që ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës që luhet vitin e ardhshëm.

Të hënën, “Panzerat” mposhtën Sllovakinë me rezultatin e thellë 6-0 dhe mbyllën rrugëtimin në vendin e parë të grupit, duke treguar se janë ende një forcë e madhe dhe me ambicie për trofeun botëror.

Gjermania e nisi furishëm takimin, duke shënuar katër herë në portën e Sllovakisë në 45 minutat e para.

Shënues në pjesën e parë ishin Sane me një dopietë, Gnabry dhe Woltman. Në fraksionin e dytë, golat u realizuan nga Baku dhe Ouedraogo, që vulosën triumfin 6-0.

Me këtë fitore, Gjermania mbylli grupin në vendin e parë me 15 pikë, ndërsa Sllovakia, me 12 pikë, do të luajë në play-off.

Në sfidat e tjera kualifikuese, fitore morën Holanda, Kroacia, Polonia, Çekia dhe Irlanda e Veriut.

Tulipanët e Holandës shënuan katër gola ndaj Lituanisë dhe u kualifikuan si të parët në grup me 20 pikë, tre më shumë se Polonia që mbylli e dyta.

Në grupin L, Kroacia përmbysi Malin e Zi në transfertë, duke fituar 3-2. Osmajic dhe Krstovic kaluan përpara Malin e Zi, por golat e Perisic, Jakic dhe Vlasic i dhanë fitoren kroatëve.

Me 22 pikë në 8 ndeshje, Kroacia e Luka Modric mbylli grupin në vend të parë dhe siguroi kualifikimin direkt për në Kupën e Botës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026