VIDEO/ Ferizaj nën ujë, makina të mbuluara dhe rrugë të bllokuara në Kosovë
Në disa qytete të Kosovës janë regjistruar përmbytje si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit.
Komuna e Shtimes ka shpallur gjendje emergjente pas vërshimit të disa fshatrave, ndërsa situata e rënduar është raportuar edhe në Prishtinë, Ferizaj, Podujevë, Fushë-Kosovë, Gjilan dhe Ranillug.
Pamjet nga Ferizaji tregojnë makina të mbuluara nga uji.
“Mbrëmë deri në orët e mesnatës kemi qenë në terren me të gjitha strukturat lokale, ekipet e zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës. Për shkak të reshjeve të vazhdueshme, shtrati i lumit ka vërshuar në disa fshatra të rrafshit, me ç’rast është shpallur gjendje emergjente.
Gjendja aktuale është e stabilizuar dhe që nga mëngjesi ekipet tona po punojnë pa ndalur për të vlerësuar dëmet, për të ndërhyrë aty ku ka nevojë urgjente dhe për të siguruar që asnjë familje të mos mbetet pa ndihmë. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me banorët e zonave të prekura dhe çdo kërkesë po trajtohet me prioritet.
Komuna e Shtimes do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për menaxhimin e situatës dhe parandalimin e rreziqeve të mëtejshme,” ka shkruar kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, në Facebook.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)