Grupi i pengjeve të liruara nga Gaza në Uashingtonin, pritet të takojnë Trump-in

19 Nëntor 2025 | 17:51

Një grup ish-robërish nga Gaza kanë mbërritur në kryeqytetin amerikan për një sërë takimesh zyrtare me anëtarë të Kongresit të SHBA-së dhe me Presidentin amerikan Donald Trump. Vizita është bërë e ditur përmes një njoftimi të përbashkët nga Zyra e Kryeministrit të Izraelit dhe Ambasada Izraelite në Uashington.

Grupi i pengjeve të liruara pritet të mirëpritet nga Lobi për Kthimin e të Rrëmbyerve dhe të Robërve, si dhe nga përfaqësues të Kongresit, përfshirë French Hill nga Arkansas dhe Haley Stevens nga Michigan.

Të enjten, delegacioni do të zhvillojë një takim në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Trump, ku pritet të diskutohet situata e sigurisë, procesi i lirimit të pengjeve dhe bashkëpunimi i mëtejshëm mes SHBA-së dhe Izraelit.

Më vonë gjatë ditës, ish-të rrëmbyerit do të marrin pjesë në një aktivitet në Ambasadën Izraelite, ku do të takohen me organizata hebraike, si dhe me oficerë dhe ushtarë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF). Vizita synon të rrisë ndërgjegjësimin ndërkombëtar mbi çështjen e pengjeve dhe të forcojë mbështetjen diplomatike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026