Izraeli vret 25 persona në Gaza, avionët luftarakë bombardojnë Libanin jugor

19 Nëntor 2025 | 19:37

Ushtria izraelite ka kryer një valë sulmesh të përqendruara në qytetin e Gazës dhe në Khan Younis, ku sipas autoriteteve lokale palestineze janë vrarë të paktën 25 persona.

Ndërkohë, Izraeli ka goditur edhe zona në Libanin jugor, pas sulmeve të mëparshme ajrore që, sipas burimeve nga terreni, kanë shkaktuar së paku 14 viktima.

Zyra e Medias së Qeverisë së Gazës ka deklaruar se Izraeli ka kryer 393 sulme që, sipas tyre, përbëjnë shkelje të armëpushimit të fundit, duke vrarë 280 persona dhe duke plagosur 672 të tjerë.

Po sipas të njëjtës zyrë, që prej tetorit 2023, luftimet në Gaza kanë shkaktuar mbi 69,513 të vrarë dhe më shumë se 170,000 të plagosur. Izraeli, nga ana e tij, raporton se gjatë sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023 u vranë 1,139 persona dhe rreth 200 të tjerë u morën peng.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026