Moti i keq, situata më e qetë në disa qarqe! Evakuohet një familje në Librazhd
Situata në pjesën më të madhe të territorit të vendit gjatë orëve të fundit është më e qetë, për shkak edhe të qetësimit të reshjeve të shiut. Strukturat e Mbrojtjes Civile, bashkitë, OSHEE, ujësjellës-kanalizime dhe Forcat e Armatosura vijojnë punën në terren, duke shtuar masat për të parandaluar pasojat e mundshme nga shtimi i reshjeve të parashikuara në orët në vijim.
Në qarkun e Lezhës mësohet se po punohet me 12 mjete vetëshkarkuese dhe 2 ekskavatorë në argjinaturën e Lagunës së Vainit. Përmbytjet në këtë zonë janë të kufizuara vetëm në toka bujqësore.
Në Kurbin vijon puna për riparimin e rrugës Skuraj-Gallatë-Vinjollë dhe mbushja e shpatullave të urave. Në Mirditë po punohet në aksin Rrëshen-Bukmirë me mjete të rënda. Në njësitë Fan dhe Selitë vijon rehabilitimi i rrugëve rurale.
Në qarkun e Durrësit për shkak edhe të reshjeve me intensitet të ulët lumenjtë Erzen, Ishëm dhe Zezë nuk kanë shënuar rritje niveli. Pastrimi i kanaleve të kullimit në Durrës vijon me mjete të bashkisë dhe Drejtorisë së Ujitjes. Vijojnë ndërhyrjet për pastrimin e kanaleve dhe rrugëve në Borizanë dhe Cudhi.
Në qarkun e Fierit niveli i lumit Lumi Seman është brenda argjinaturave, por ka dalë nga shtrati, gjë që ka sjellë përmbytje në tokat bujqësore në fshatrat Imësht, Seman dhe Suk.Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht.
Edhe në Vlorë situate paraqitet më e stabilizuar. Në Selenicë po punohet për zhbllokimin e segmentit Selenicë–Rromës. Hidrovorët e Vlorës po punojnë me kapacitet të plotë. Nga ana tjetër në Bulqizë po punohet për zhbllokuar rrugën për në qytetin e Ri. Në Dibër punohet në Luzni, Zall Dardhë e Muhur për hapjen e shtratit të përrenjve.
Në Mat gjithashtu ekipet po punojnë për pastrimin e rrugëve pranë spitalit, në akset Vig-Macukull, Derjan, Prell, Mesuç-Laç, Vinjoll, Gjalish, Karicë, Batërr, Selicë, Stojan etj. Ndërhyrje ka në Malësi të Madhe, për shkak të rritjes së prurjeve të përroit të Thatë.
Në Dimal, lumi Osum ka përfshirë 13 ha toka bujqësore në Arrës dhe Çiflik. Ndërkohë vijon monitorimi I situatës së strukturave vendore. Niveli i Vjosës në Memaliaj është nën pikën kritike. Në tendëncë rënie është edhe në Përmet. Në Librazhd, për shkak të nivelit të ujit në Urën e Murrashit, do të bëhet evakuimi i një familjeje.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur