Situata nga moti në Gjirokastër, prezencë e lartë uji në disa akse
Gjatë natës ka pasur reshje shiu deri në intensitet të lartë të cilat kanë shkaktuar prezencë të ujit dhe inerteve në akset rrugore, Kardhiq-Delvinë, pranë tunelit të Skërficës, aksi rrugor Tepelenë- Gjirokastër, pranë vendit të quajtur Shkalla e Zezë dhe aksi rrugor Gjirokastër- Kakavijë përball fshatit Bularat.
Firmat kontraktore kanë punuar dhe këto akse janë të qarkullueshme. Policia rrugore ka vendosur sinjalistika për drejtimin e automjrteve aty ku ka prezencë të ujit.
Niveli i Vjosës në orën 06.30 në urën e Memaliaj ka qenë 6.2 metër kurse në urën e Përmetit ka qenë 4.4 metër.
Nga njësitë vendore deri në tani nuk janë raportuar problematika.
Informacion ne lidhje me furnizimin me energji elektrike:
Në Bashkinë Memaliaj, përcjellësat e fiderave Miniera 1 dhe Maricaj vazhdojnë në të jenë në kontakt me rrjedhën e lumit Vjosë, si pasojë është i pamundur energjizimi i zonës.
Në Bashkinë Gjirokastër i stakuar është fideri Radio (Kordhocë), është i pamundur kontrolli i linjës në fushën e Kordhocës pasi ka rrezik për punonjësit.
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë