Plani i Europës për paqen Ukrainë-Rusi, ja pikat e kundëpropozimit ndaj atij të SHBA
23 Nëntor 2025 |
18:56
Një nismë e re diplomatike po merr formë në Europë, me synimin për të krijuar një bazë më të balancuar për përfundimin e luftës në Ukrainë, shkruan Reuters.
Kjo vjen pas reagimeve të forta ndaj planit fillestar SHBA-Rusi, i cili përmbante 28 pika dhe u kritikua si tepër i ashpër ndaj Kievit, përfshirë kërkesën për lëshim territori dhe reduktim të madh të forcave ukrainase.
Sipas një dokumenti të cituar nga Reuters, kundërpropozimi europian ndryshon disa nga pikat kyçe të planit origjinal dhe përfshin:
- Ushtria ukrainase do të ketë një kufi maksimal prej 800,000 ushtarësh në kohë paqeje, krahasuar me limitin amerikan prej 600,000.
- Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të varet nga pëlqimi i të gjithë shteteve anëtare, i cili “aktualisht nuk ekziston”.
- NATO nuk do të vendosë forca të përhershme në territorin ukrainas në kohë paqeje.
- Ukraina do të kompensohet financiarisht, kryesisht nga asetet ruse të ngrira, derisa Moska të paguajë dëmshpërblime për dëmet e luftës.
- Kievi do të angazhohet të mos rimarrë territoret e pushtuara me mjete ushtarake.
- Negociatat për shkëmbime territoriale do të zhvillohen përgjatë asaj që quhet “vija kontakti”.
- Zgjedhjet në Ukrainë do të mbahen sa më shpejt pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes.
- Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës garanci sigurie të ngjashme me ato të Neni 5 të NATO-s, që parashikon mbrojtje të përbashkët në rast sulmi.
Ky kundërpropozim reflekton përpjekjet europiane për të gjetur një ekuilibër mes kërkesave të Kievit dhe presionit ndërkombëtar për një zgjidhje paqësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk