Fshati Mirakë boshatiset, dikur 300 familje, sot vetëm të moshuar
Në Mirakë të Librazhdit, një fshat që dikur kishte rreth 300 familje, sot jetojnë shumë pak banorë, shumica janë të moshuarit. Prej një dekade, bashkëshortët Skënder dhe Kadife Hoxha, ish-farmacist dhe ish-mësuese, përballen çdo ditë me vetminë dhe mungesën e komunitetit që dikur gjallëronte vendin.
“Po 10 vite kemi që rrimë vetëm. Pa fëmijët, pa nipër e mbesa. Jo se nuk vijnë, vijnë njëherë në javë, gjithë javën pastaj e kalojmë vetëm. Është mjaft e vështirë mosha jonë 72-80 bashkëshorti vetëm, çohemi në mëngjes gjithë ditën me çfarë ta kalosh s’kemi. Patjetër që do doja të jetoja me ta, por është e pamundur, sepse ata kanë ikë për një jetë më të mirë, për t’u shkollu këtu nuk ka shkollë. Çfarë mungon tjetër këtu? Këtu kanë ikë të gjithë të rinjtë, nuk ka gjallëri. Po pse ikën rinia? Për një jetë më të mirë, se një jetë të tërë të punosh pa të ndërtosh një shtëpi.”-shprehet Kadife Hoxha.
Edhe pse përpiqen ta mbajnë ditën të zënë, të moshuarit thonë se mungesa e kontakteve shoqërore dhe familjare po i rëndon çdo vit e më shumë. Skënder Hoxha tregon se distanca me fëmijët është pjesa më e vështirë e përditshmërisë së tij.
“Është e vështirë moskomunikimi me fëmijët, me nipërit dhe mbesat. Kjo krijon një farë vakumi, me të cilin unë mundohem të merrem me ndonjë punë për t’u shmangur, për ta harruar këtë. Është e vështirë të jetoni vetëm? Është e vështirë shumë. Të jem pranë fëmijëve do ishte gjëja më e mrekullueshme e jetës sime, mungesa ndjehet jashtëzakonisht.”-shprehet Skwnder Hoxha.
Fenomeni i vetmisë tek të moshuarit po përhapet në gjithë zonat rurale. Ekspertët theksojnë se izolimi nuk është thjesht një gjendje sociale, por ka pasoja të drejtpërdrejta psikologjike.
“Një nga karakteristikat që prek të moshuarit është vetmia ose izolimi social. Arsyet pse ndodh mund të jenë të shumta, ato të lidhura edhe me gjendjen e tyre shëndetësore, edhe me largimin e fëmijëve. Nëse ne do të shohim të gjithë dinamikat në shoqëri, ndër arsyet më të shumta është largimi apo emigrimi i fëmijëve, çka i largon edhe nga ajo që për shumë kohë ka qenë motivim i jetës së tyre. Ajo që është ndoshta më e dhimbshme për ta, përpos humbjes së gjithë këtyre dinamikave dhe aktiviteteve që kanë pas, është fakti që të mos kenë dikë me kë të ndajnë ditën e tyre.”-shprehet psikologia Elona Mustafaraj.
Miraka është vetëm një nga shumë fshatrat ku brezat e rinj kanë ikur, ndërsa të moshuarit mbeten të përballen me vetminë dhe me një realitet që ndryshon çdo ditë.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq