Begaj në 113-vjetorin e Pavarësisë: Shqipëria ka fituar besueshmërinë e aleatëve

28 Nëntor 2025 | 20:40

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi mbrëmjen e së premtes një ceremoni në Presidencë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së vendit.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit tha se, pas më shumë se një shekulli si shtet i pavarur, Shqipëria ka krijuar sot një imazh serioz në arenën ndërkombëtare dhe është bërë një partner i besueshëm i fuqive rajonale, por edhe atyre të mëdha botërore.

Rëndësi të veçantë presidenti Begaj i kushtoi diasporës shqiptare, për të cilën tha se është një urë e fuqishme me botën.

“Diaspora është zemra jonë që rreh larg, detyra jonë si shtet është t’i dëgjojmë, t’i përfshijmë dhe t’u krijojmë hapësira reale pjesëmarrjeje. Shqipëria ka fituar besueshmëri si vend që kontribuon në paqen, sigurinë dhe dialogun. Shqipëria mbetet e besueshme për aleatët euroatlantikë. Ne jemi krenarë për lidhjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fatet tona u ndanë kundër dëshirës sonë, sot fati i Shqipërisë, i Kosovës dhe i gjithë shqiptarëve në rajon është në duart tona. Çdo arritje e Kosovës dhe e komuniteteve shqiptare në rajon është krenari për ne. Sot, kudo ku jetojnë shqiptarët, është ditë feste. Është koha të jemi bashkë, të mbështesim zhvillimin e komuniteteve shqiptare dhe të punojmë që çdo shqiptar, brenda e jashtë vendit, të ndihet pjesë e një kombi që ecën përpara. Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike, me drejtësinë funksionale, me mundësinë që u ofrojmë të rinjve dhe dashurinë për atdheun. Këto janë sfidat që na bashkojnë, pavarësisht bindjeve tona politike”, – tha Begaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026