Studiuesi shqiptar në SHBA: Ka skepticizëm ndaj planit të Trump, roli i Putinit
Gjatë një lidhje për emisionin “Balkan Talks”, studiuesi shqiptar në SHBA, Erdoan Shipoli, komentoi zhvillimet e fundit lidhur me planin 28-pikësh të Shteteve të Bashkuara për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas Shipolit, propozimi i sjellë nga administrata amerikane ka shkaktuar debate të forta si brenda SHBA-ve, ashtu edhe në skenën ndërkombëtare, sidomos për mënyrën se si balancohet raporti i forcave mes dy vendeve në konflikt.
Shipoli shpjegoi se, ndërsa Uashingtoni po përpiqet të shtyjë përpara negociatat, reagimet e palëve të përfshira – sidomos ato të Moskës – tregojnë se procesi po zvarritet qëllimisht për arsye strategjike.
“Ky plan i jep Rusisë një dorë shumë të fortë. Kjo i është kthyer edhe Trump-it në bumerang në Amerikë, dhe një kompani që bën anketa ka publikuar një hulumtim ku amerikanët nuk e shohin këtë plan si të favorshëm, pavarësisht se është inicuar nga Presidenti Trump. Trump e ka marrë një hap duke u thënë palëve: ‘Ejani ta zgjidhim këtë problem’. Është një hap i parë, dhe në të njëjtën kohë një person i afërt me Zelensky-n ka thënë se po e trajtojnë me seriozitet, dhe Ukraina e ka pranuar këtë më shumë sesa vetë rusët. Presidenti Putin po e zvarrit këtë punë pak më gjatë për të fituar më shumë kohë. Po shoh që Putini nuk e ka pranuar këtë dhe po luan me kohën”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta