Alimehmeti: Takimi nuk ishte për të krijuar fraksione ose parti të re

29 Nëntor 2025 | 12:29

I ftuar në studion e Euronews Albania me gazetaren Alba Xhani, Ilir Alimehmeti dha detaje të reja mbi takimin me demokratët, ku ishte pjesëmarrës.

Ai theksoi se aktiviteti nuk kishte për qëllim krijimin e fraksioneve brenda partisë apo formimin e ndonjë partie të re, por shërbente si një forum për të diskutuar çështjet aktuale dhe për të dëgjuar bazën demokrate.

Alimehmeti shpjegoi se pjesëmarrja e tij erdhi në kushtet kur strukturat drejtuese të Partisë Demokratike nuk janë mbledhur për të dëgjuar demokratët dhe për të marrë hapat e nevojshëm për të reaguar ndaj situatës aktuale.

Ai vuri në dukje se, edhe pse skandalet që sipas tij i plasin qeverisë janë të shumta, opozita mbetet e pafuqishme për të vepruar, duke nënvizuar rëndësinë e organizimit dhe përfaqësimit të bazës për suksesin e protestave.

Alimehmeti theksoi se takime të tilla shërbejnë për të mbledhur propozime dhe për të koordinuar veprimet, duke mos pasur asnjë qëllim për ndarje apo krijim fraksionesh.

“Ky ishte një takim mes demokratësh, mes miqsh, për të diskutuar gjëra të përbashkëta, problematika dhe mundësi për t’i zgjidhur. Ne takohemi, flasim, diskutojmë, shohim ku janë situatat dhe si mund të përmirësohen. Takimet janë për të dëgjuar njerëzit, jo për të krijuar fraksione ose parti të reja. Liria e mendimit dhe e shprehjes është baza e demokracisë. Nëse kuptojmë që kemi një objektiv të përbashkët, atëherë mund të forcojmë PD-në si alternativë qeverisëse. Çështja është që njerëzit të mbështesin PD-në si alternativë qeverisëse. Duhet të kuptojmë hapat e një procesi që të ngulmojë në fitoren e PD-së në zgjedhje. Arsyeja pse duhet një alternativë qeverisëse është e qartë, por si bëhet kjo? Duke përfaqësuar ata njerëz që ndjehen të papërfaqësuar”, tha ai.

Sa i përket foltores para kryeministrisë, Alimehmeti tha se suksesin e protestave e përcakton jo vetëm thirrja për tubime, por edhe përfaqësimi real i qytetarëve.

“Organizimi i protestave nuk funksionon vetëm me një mesazh. Tubimet që bëhen para kryeministrisë, duhet të jenë të organizuara dhe të përfaqësojnë njerëzit realëPas një katastrofe si 11 maji, duhet t’u flasësh njerëzve edhe pse nuk jam në kryesi kam detyrë të përfaqësoj zërin e tyre. Ky është zëri i tyre. Nuk mund të shkojmë në një qendrim të shurdhër ndaj kërkesave të bazës demokratike dhe qytetarëve. Kauzat e tubimit janë të drejta, organizimi çalon shumë fort, ndërsa përfaqësimi çalon fort me dy këmbët. Varet kush e thërret protestën, nëse e thërrasin njerëz që nuk përfaqësojnë qytetarët, as qytetarët nuk u përgjigjen atyre. Marim shembull ne kishim një protestë më 7 korrik të vitit 2022 u zhvillua në kushte të vështira, pa logo, pa vulë ligjore dhe u sulmua ndërkombëtarisht. Pa këto skandale të fundit, njerëzit u mblodhën dhe ishte protesta më e madhe e PD-së deri atëherë. Ajo u realizua sepse kauza ishte e drejtë dhe pati organizim dhe përfaqësim perfekt”, tha Alimehmeti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026