Berisha: Zgjedhjet u vodhën, dorëheqja nga drejtimi i PD do i shërbente qeverisë

29 Nëntor 2025 | 13:51

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin e tij social, tha se Partia Demokratike është një parti e cila përcakton fatin e drejtuesve dhe anëtarëve të saj nëpërmjet votës.

Sipas tij, në kushtet e një pluralizmi funksional nuk ka asnjë dyshim që humbja e zgjedhjeve është kriteri më i shëndoshë për dorëheqjen e atyre që drejtojnë.

“Por në kushtet e farsës elektorale dhe narkoshetit, në kushtet kur zgjedhje janë farsë dhe jo zgjedhje normale, një akt i tillë do ti shërbente diktatorit dhe atyre që shtypin pluralizmin. Një akt i tillë nuk mund të ndodhë, përveç se me votën e demokratëve shqiptarë. Ndaj unë Marsel të ftojë të përdorësh votën tënde sipas vullnetit që ke, ose të marrësh pjesë në të gjithë garat e kësaj partie. Pra, edhe njëherë në kushtet e diktaturave autoritare, qëndrimi në opozitë është një mision dhe largimi nga misioni bëhet vetëm nëpërmjet votës”, u shpreh Berisha ndaj një pyetjeje të bërë nga një komentues.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026