Berisha paralajmëron: Foltoret si ajo para Kryeministrisë do zhvillohen në çdo qytet

29 Nëntor 2025 | 12:30

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar se, njejtë si foltorja para Kryeministrisë, do të ketë të tilla në të gjithë vendin, ndërsa theksoi se PD ka nisur analizën e saj.

“PD ka filluar analizën e saj. Këtë javë fillojmë foltoret jashtë Tiranës, dhe ato do të vazhdojnë në të gjithë vendin”, tha Berisha.

I pyetur se kur do të japë dorëheqje, Berisha tha se PD e përcakton fatin e drejtuesve të saj dhe përfaqësuesve nëpërmjet votës.

“Humbja e zgjedhjeve është kriteri më i shëndoshë i dorëheqjes së atyre që drejtojnë, por në kushtet kur zgjedhjet janë farsë dhe jo zgjedhje normale, një akt i tillë do t’u shërbente diktatorit dhe atyre që shpikin pluralizmin. Ata që kërkojnë dorëheqjen time kanë të drejtën të kenë çdo kërkesë, por dua të theksoj edhe një herë, në mënyrë absolute, se nuk ka një njeri në Shqipëri që të ketë dhënë dorëheqje më shumë se unë. Por, në rast se zgjedhjet do të zhvilloheshin në kushtet e një kuadri normal, të vlerësuar jo vetëm nga ne, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar, javën e tretë, maksimumi të katërt pas tyre, Sali Berisha nuk do të hynte më në këtë zyrë. Unë i kam faktuar këto, por në kushtet e një farse elektorale, për Sali Berishën ka një mision, dhe ky mision është të bëjë çdo përpjekje për të bindur shqiptarët që të ngrihen, të largojnë Edi Ramën dhe të votojnë si qytetarë”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026