Berisha: Kandidatët e Primareve i kam takuar ose telefonuar, nuk ka të përjashtuar

29 Nëntor 2025 | 12:25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi takimin e zhvilluar nga Ervin Salinji me disa prej kandidatët më të votuar gjatë procesit të Primareve, duke theksuar se asnjë demokrat nuk është përjashtuar nga partia dhe se prioritet kryesor ka qenë angazhimi i plotë për mbrojtjen e votës.

Berisha u shpreh se diskutimet në këtë takim nuk kanë pasur për qëllim krijimin e fraksioneve brenda PD-së, por synojnë të forcojnë pjesëmarrjen e demokratëve dhe opozitës në procesin e mbrojtjes së votës dhe të të drejtave të tyre.

“Kandidatët e Primareve i kam takuar ose telefonuar. Vetë Salianji ka qenë disa herë në këtë zyrë, Alimehmeti edhe më shpesh. Në këtë kontekst, askush nuk është i përjashtuar në këtë parti. Ka pasur një problem serioz, angazhimi ynë total në mbrojtjen e votës. Në rast se rikujtoni deklaratat e mia, kanë qenë 12, e para me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por kam bërë një zotim, që do të mbroj votën. Çdo demokrat e demokrate, çdo opozitar dhe opozitare e ka legjitime betejën për përmbysjen e këtij pushteti dhe rivendosjen e votës së lirë. Dhe ky nuk është një rezultat i vogël. Kjo është realizuar dhe në vitin 2001, nëse ju kujtohet që u konkludua me një president konsensual, formulë e cila sot opozitës në vlerësim tim më të madh nuk i intereson”, tha Berisha.

Ai nënvizoi rëndësinë e angazhimit të çdo anëtari për të garantuar integritetin e votës, duke kujtuar edhe përvojat e kaluara të partisë në proceset zgjedhore.

“Çdo demokrat e demokrate, çdo opozitar dhe opozitare e ka legjitime betejën për përmbysjen e këtij pushteti dhe rivendosjen e votës së lirë,” tha Berisha, duke shtuar se kjo përpjekje nuk është një rezultat i vogël dhe ka precedent historik në vitin 2001, kur opozita arriti të konkludonte me një president konsensual”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026