Spitali Rajonal Momorial i Fierit pret pacientët e parë
Pak ditë nga hapja e Spitalit Rajonal Memorial në Fier kanë nisur të marrin shërbim pacientët e parë.
Ministrja e Shëndetësisë së bashku me Kryeministrin Rama takuan sot stafin e këtij spitali, ku pjesë janë edhe mjekë turq.
Mjekët e spitalit u shprehën se krahas pacientëve nga Fieri ka pasur një interesim të shtuar për kontroll mjekësor nga ana e qytetarëve, që jetojnë në qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës.
“Janë referuar raste nga Vlora, Gjirokastra, pore dhe nga vetë Fieri. Ka një interesim të lartë të pacientëve, të cilët kërkojnë të marrin shërbimin”, tha njëra prej mjekëve, gjatë bisedës me kryeministrin dhe ministren e Shëndetësisë.
Kryeministri i vendit, Edi Rama fjalën e tij e përqendroi tek puna e mjekëve nga Turqia, të cilët sipas tij kanë mision të dyfishtë si; përkujdesjen për pacientët, por edhe shpërndarjen e dijeve dhe eksperiencave tek kolegët shqiptarë.
“Misioni juaj është i dyfishtë edhe për të shërbyer siç bëni zakonisht, por edhe për t’ju përcjellë kolegëve shqiptarë gjithë dijen dhe eksperiencën tuaj. Ne duam që ky spital të jetë si një qendër e transferimit të dijes edhe për spitalet e tjera dhe për personelin shëndetësor në spitalet e tjera. Ne duam, që ju të ndiheni si në shtëpinë tuaj”, tha Rama.
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
Shkelën rregulloren, 29 nxënës humbin provimet e Maturës Shtetërore
Trajtimi me fizioterapi, Mone: Problemet janë nga më të ndryshmet
- 18:57 Skafi pësoi defekt në ujë, Policia Kufitare shpëton turistin në Velipojë
- 18:49 Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
- 18:36 Tragjedi në Itali, polici vdes gjatë ndjekjes me motor të automjetit me shqiptarë
- 18:30 Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
- 18:15 Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit, zbulohet skema
- 18:13 Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Elbasan, shpëton shoferi