Ngjarje e rëndë në Angli, treni përplas për vdekje 14-vjeçarin teksa kalonte shinat
Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Burton Joyce, Nottinghamshire, Angli, kur një 14-vjeçar u godit nga një tren ndërsa po kalonte një kalim hekurudhor, ku mbeti i vdekur.
Sipas mediave, vendi ku kalon treni nuk ka drita paralajmëruese ose alarme në kalim dhe këmbësorët duhet të vendosin vetë nëse është e sigurt të kalojnë.
Nuk ka asnjë tregues se 14-vjeçari Joshua Travis, një ish- portier i akademisë së Nottingham Forest dhe trajner i futbollit Aspire, e kaloi hekurudhën në drejtimin e gabuar.
Policia Britanike e Transportit, BTP, tha se vdekja e tij nuk po trajtohej si e dyshimtë dhe hetimi i Degës së Hetimit të Aksidenteve Hekurudhore, RAIB, është duke vazhduar.
Vetëm 24 orë para se Joshua të vdiste tragjikisht, zyrtarët e hekurudhës kishin kërkuar mbylljen e kalimit hekurudhor “për arsye sigurie publike, për shkak të keqpërdorimit të kalimit dhe një numri aksidentesh të afërta me trenat”, tha Network Rail në një deklaratë.
Të premten, Network Rail konfirmoi se mbyllja e përkohshme e kalimit në linjën Nottingham-Lincoln ishte miratuar dhe do të mbetet e mbyllur për 21 ditë, ndërsa hetimet për vdekjen e të riut vazhdojnë.
Banorët vendas janë ankuar vazhdimisht për kalimin hekurudhor për arsye sigurie. Ata madje kishin kërkuar që ai të mbyllet përgjithmonë ose të zëvendësohet me një urë.
Shtegu për këmbësorë kalon linjën Nottingham-Lincoln, e cila transporton rreth 70 trena me shpejtësi të lartë çdo ditë.
LEXONI GJITHASHTU:
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 21:01 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)