I dënuar për trafik organesh, Anglia refuzon deportimin e ish-politikanit nigerian

25 Nëntor 2025 | 08:37

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka hedhur poshtë një kërkesë të Nigerisë për të deportuar një ish-politikan të lartë nigerian të dënuar për trafik organesh. Ike Ekweremadu, ish-zëvendëspresident i senatit nigerian dhe aleat i ish-presidentit Goodluck Jonathan, po vuan një dënim prej nëntë vjetësh e tetë muajsh pasi u shpall fajtor në vitin 2023 për komplot për të shfrytëzuar një burrë për veshkën e tij.

63-vjeçari së bashku me gruan e tij, Beatrice dhe Dr. Obinna Obeta trafikuan një të ri në Londër me qëllim që t’i merrnin veshkën. Ata po planifikonin t’ia transplantonin veshkën vajzës së Ekweremadu-t, Sonia në një njësi private të një spitali të NHS-së.

Javën e kaluar, një delegacion qeveritar nigerian, i udhëhequr nga ministri i jashtëm, Yusuf Tuggar, u takua me zyrtarë në Ministrinë e Drejtësisë britanike për të diskutuar rastin e Ekweremadu-së. Delegacioni kërkoi deportimin e tij në mënyrë që ai të mund të vuante dënimin e mbetur në Nigeri.

Kërkesë e cila mësohet se është refuzuar.  Beatrice Ekweremadu, e cila u dënua me katër vjet e gjashtë muaj, gjysmën e të cilave e kaloi në paraburgim, u lirua në fillim të këtij viti dhe që atëherë është kthyer në Nigeri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe

Kremlini tha të enjten se Rusia i është mirënjohëse Turqisë për gatishmërinë e saj për të lehtësuar një zgjidhje për Ukrainën. “Jemi shumë të vetëdijshëm...
13:32 | 16/07/2026

Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi

Një valë protestash shpërtheu në Ukrainë këtë të enjte, në shenjë proteste kundër shkarkimit të ministrit reformist të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov. Deputetët ukrainas po përgatiten...
13:20 | 16/07/2026

Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka vendosur që një amnisti për separatistët katalanas nuk shkel dispozitat themelore të ligjit evropian, duke e sjellë udhëheqësin...
12:17 | 16/07/2026