Ligji i ri i konfliktit të interesit, Gjiknuri: Do të jetë vrastare në shumë sektorë
Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve ka folur në lidhje me Ligjin e ri të konfliktit të interesit të hartuar nga ILDKPI i cili është propozuar në Kuvend. Gjiknuri ka theksuar se ky ligj do të jetë vrastar për shumë sektorë.
Ai theksoi se ky ligj i ri do të ndalojë çdo punonjës publik të ushtrojë profesione në fusha të tjera teksa mori shembuj konkret të cilët nuk do të mund të ushtrojnë profesionet e tyre.
“Zyrtari do ndalohet të ushtrojë profesionin e tij në fusha të tjera. Kjo për mendimin tim në shumë sektorë të vendit do jetë vrastare. Si mund të vëmë ne kufizime që një pedagog të mos ushtrojë profesionin e mjekut, si të kufizojmë një pedagog që të mos ushtrojë detyrën e konsulentit, që të mos jetë në bordin e një ndërmarrje.
Kaq është Shqipëria, kaq pak njerëz ka me nivel intelektual. Sot po do të kesh zhvillim e progres, nëse nuk është i lidhur institucioni shtetëror me atë privat, ka mbaruar. Janë si dituria e makinave që mësonim ne në shkollë, kur nuk kishim makina”, tha Gjiknuri.
Deputeti shtoi se ky ligj duhet shqyrtuar pasi sipas tij kjo mund të sjellë probleme më vonë.
“Ka një kufizim aty që nuk u lejohen të ushtrojnë profesionin e licencuar. Një ekspert ekonomie si mund të mos jetë edhe pedagog edhe audit.
Është tjetër gjë kufizimi me vendimmarrjen e institucionit publik. Si mund ti them një avokati që të jesh pedagog duhet të lësh licencën e avokatit. Kjo është absurde”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë