Rutte: Presim nga Serbia që të nxjerrë para drejtësisë autorët e sulmit në Banjskë

2 Dhjetor 2025 | 16:05

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se presin që Serbia të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë. Rutte iu përgjigj gazetarëve para takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s teksa shtoi se për këtë çështje ka folur edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Sipas Rutte, Vuçiç ka deklaruar se do të punojë në këtë drejtim.

“Paraardhësi im ka punuar në këtë më presidentin e Serbisë, Alexander Vuçiçin. Edhe unë kam folur vet më të, dhe ai më tha se do të punojë në këtë, dhe ne presim nga autoritetet serbe të kryejnë pjesën e tyre në këtë drejtim”, tha ai.

Në shtator të vitit 2023 grupi terrorist nga Serbia kreu sulm në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Udhëheqës i këtij grupi ishte ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç. Ndaj 45 pjesëtarëve të këtij grupi Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë. Kosova ka kërkuar që Radoiçiç dhe pjesëtarët tjerë të dorëzohen nga Serbia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026