Më shumë se gjysma e popullsisë, jeton në banesa të mbipopulluara

2 Dhjetor 2025 | 17:55

57% e popullsisë në Shqipëri jeton në banesa të mbipopulluara. Ky realitet, që prek mënyrën se si shqiptarët jetojnë, punojnë dhe rrisin familjet e tyre, flet qartë për një sfidë të thellë sociale dhe ekonomike.

Nëse krahasojmë, me vendet e Bashkimit Europian, diferenca është e ndjeshme. Mesatarja e BE-së në vitin 2024 qëndron në 17%, një nivel shumë më i ulët sesa ai i vendit tonë. Edhe shtetet që tradicionalisht përballen me vështirësi në strehim, si Rumania, Serbia e Turqia mbeten ndërmjet 38 dhe 47%.

Në anën tjetër Qipro, Malta dhe Hollanda janë shtetet, ku mbipopullimi në banesa prek deri në 5% të familjeve, që rezultojnë shtete me politikat e qëndrueshme të strehimit dhe standardet e larta të mirëqenies.

Edhe të dhënat e Censit e thellojnë krizën e mbipopullimit në banesa në Shqipëri, ku mbi 67 mijë familje me 5 ose më shumë anëtarë jetojnë në sipërfaqe 40-70 , ndërsa gati 40 mijë të tjera jetojnë në shtëpi 70-100 .

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026