Salianji nisi foltoren nga Durrësi, Gazment Bardhi reagon live në Euronews Albania
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ishte i ftuar në Euronews Albania, ndërsa në të njëjtën kohë Ervin Salianji zhvillonte një takim me pjesë të strukturave të PD-së në qytetin e Durrësit.
I pyetur nga gazetarja Mirela Milori se si i duket ky takim, Bardhi u shpreh se mbështet qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, sipas të cilit çdo mbledhje jashtë forumeve është private.
Milori e pyeti nëse kjo ndarje mund të jetë shqetësuese për bazën dhe demokratët ndërsa Bardhi tha se PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët.
“Nuk ka lidhje intervista ime me ato që bën Salianji. Mbeshtes qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, që ka thënë se: (çdo mbledhje jashtë forumeve është private). PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët. PD ka institucione që nuk i kanë kufizuar të drejtën e fjalës askujt dhe nuk kanë për të penguar askënd të shprehë lirshëm mendimin. Sikurse takime me demokratë, secili prej anëtarëve të kryesisë së PD-së dhe kolegëve bën çdo ditë zgjedhjen e tij se këto takime do t’i bëjë publike apo do të marrë realisht mendimin e demokratëve.
Gazetarja Milori e pyeti më tej se nëse këto takime vazhdojnë dhe mund të tërheqin njerëz të pakënaqur, si do ta sqaronte bazën.
Bardhi u përgjigj se nuk ka keqkuptim në raport me bazën dhe se Shqipëria ka shumë më shumë probleme që meritojnë vëmendje sesa kjo çështje.
“Nuk ka keqkuptim te baza në raport me këto që po ndodhin në PD dhe Shqipëria ka shumë më shumë probleme që meritojnë kohë dhe vëmendje sesa kjo temë. Nuk shikoj asnjë problem të jem i vërtetë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Strukturat e PD-së i bashkohen takimit të Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës
- Foltorja nga Durrësi, Salianji: Rizgjim për PD-në, mos injoroni thirrjet
- Alimehmeti nga foltorja në Durrës: Për t’u përmirësuar duhet të flasim me votuesit
- Salianji para takimit në Durrës: PD të kthehet te njerëzit, te kafet
“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në
“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit
Opera e parë e shqiptare në Maqedoninë e Veriut, regjisori: Me “Skëndërbeun” donim të tregonim që ne vlejmë
- 17:09 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
- 16:45 Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 16:42 Tërmete të reja të forta në Japoni dhe Filipine
- 16:39 Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes