Mblidhet Kuvendi, në fokus diskutimet për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit
Parlamenti do të mblidhet këtë të enjte në orën 10:00, ku në rendin e ditës të seancës plenare janë disa çështje përfshirë projektligje, mes të cilave edhe ai për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për Avokatin e ri të Popullit.
Procesi për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit ndodhet në ngërç, pasi një ditë më parë Partia Demokratike tërhoqi firmat e të gjithë deputetëve që do t’i përcilleshin seancës për votim, duke argumentuar se nënshkrimet janë dhënë para se 7 kandidatët të kalonin filtrin e Komisionit të Ligjeve.
Në rend dite janë parashikuar edhe disa projektligje për ratifikime ndërkombëtare, përfshirë marrëveshjet me Bankën Evropiane të Investimeve dhe BERZH për projekte hekurudhore dhe në fushën e energjisë.
Deputetët do të shqyrtojnë edhe projektvendimin për zgjedhjen e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.
Deputetët do të diskutojnë gjithashtu projektligje lidhur me marrëveshje ndërkombëtare, aderime në traktate dhe ndryshime në statutet e organizatave ndërkombëtare.
Një pjesë e rëndësishme e seancës do t’i kushtohet projekteve për financimin dhe zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore të Korridorit 8, si dhe ndryshimeve ligjore në fushën e energjisë, shëndetit publik dhe sektorit minerar.
Në total, në rend dite janë:
-
13 projektligje;
-
3 projektvendime për emërime në institucionet e pavarura.
RENDI I DITËS:
“Projektligji “Për denoncimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit tëMinistrave të Republikës së Shqipërisë dhe fondacionit Hanns-Seidel të Republikës Federale të Gjermanisë, ratifikuar me ligjin nr. 9781, datë 19.7.2007”.
Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit për lehtësimin e aksesit në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura, bërë në Marrakesh, më 27.6.2013”.
Projektligji “Për pranimin e ndryshimeve të Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, për krimin e agresionit, ratifikuar me ligjin nr. 8984, datë 23.12.2002”. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për kontrollin shtetëror portual në Rajonin e Mesdheut, bërë në Maltë, më 11 korrik 1997”.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri”.
Projektligj “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII,faza I – Shqipëri”
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Korridori hekurudhor VIII, faza I – seksioni Durrës – Rrogozhinë'””.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, sh.a., (KESH, sh.a.) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin fotovoltaik (FV) solar nga 2 KESH-i”.
Projektligji “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje”.
Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 95/2015, “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”, të ndryshuar”.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15, datë 5.03.2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian” i ndryshuar”
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar”.
Projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”.
Projektvendimi “Për ngritjen e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha: Salianji ka axhendë personale, ta vazhdojë sa të ketë dëshirë
- Rrëzohet interpelanca e PD me Ramën për Ballukun, Peleshi: Çështja në Kushtetuese
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 09:28 Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 09:02 Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
- 08:46 Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës, problematikë për dëmet në pyje-kullota
- 08:26 Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban