Policia Rrugore monitorim intensiv në kryeqytet, vihen 3787 masa administrative
Policia rrugore e Tiranës ka zhvilluar monitorime intensive në 48 orët e fundit për të parandaluar aksidentet rrugore si dhe menaxhimin e trafikut, kryesisht në Unazën e Madhe të kryeqytetit.
Sipas Policisë Rrugore, si rezultat i monitorimit gjatë 2 ditëve, janë vënë:
3787 masa administrative, për shkelje të evidentuara në të gjithë qarkun, si: tejkalim i shpejtësisë, parakalim i gabuar, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje e rripit të sigurimit, mospajisje me dokumentacion të nevojshëm për të lëvizur me automjet, etj;
-163 masa administrative, për drejtuesit që duke mos respektuar radhën e lëvizjes, krijuan kaos në trafik dhe kryen/nxitën manovra të rrezikshme për përdoruesit e rrugës.
Policia Rrugore apelon për zbatim rigoroz të rregullave të qarkullimit, respektim të radhës dhe shmangie të çdo manovre të rrezikshme.
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj