Protestat e fermerëve greke, bllokohet për 4 orë qarkullimi në aksin Kakavijë-Janinë
5 Dhjetor 2025 |
12:12
Policia Kufitare në Kakavijë ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me qarkullimin në këtë pikë kufitare. Policia kufitare bën me dije se këtë të enjte është njoftuar nga pala greke se nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke) do të bllokohet qarkullimi.
Në njoftim theksohet se bllokimi do të jetë në aksin rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq. Ky bllokim vjen për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë.
“Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
- LEXONI GJITHASHTU:
- Franca në gatishmëri, 5 dronë fluturuan mbi bazën ushtarake Ile Longue
- Parlamenti grek miraton blerjen e sistemeve raketore nga Izraeli
Lajme të Sugjeruara
Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe...
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
- 13:56 Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 13:46 Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 13:36 Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
- 13:35 Jordania rrëzon disa raketa iraniane që synonin një bazë amerikane
- 13:20 Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet