OBSH: 1 në 4 persona përballen me vështirësi për përballimin e kostove për shëndetin
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë vazhdojnë të mundojnë 1 në 4 persona në nivel global. OBSH dhe Banka Botërore në raportin e fundit monitorues thonë se nga viti 2000 shumica e vendeve kanë bërë përparime të ndjeshme si në zgjerimin e mbulimit të shërbimeve shëndetësore, ashtu edhe në uljen e vështirësive financiare që lidhen me kostot e shëndetit.
Ekspertët thonë se Indeksi i Mbulimit të Shërbimeve u rrit nga 54 në 71 pikë ndërkohë, pjesa e njerëzve që përjetojnë vështirësi financiare nga pagesat e larta nga xhepi ra nga 34% në 26% midis 2000 dhe 2022.
Por pavarësisht përparimit, barrën më të rëndë e mbajnë të varfrit: 1.6 miliardë persona janë shtyrë më thellë në varfëri për shkak të kostove shëndetësore. Në total, 4.6 miliardë njerëz në botë ende nuk kanë akses në shërbime shëndetësore thelbësore, ndërsa 2.1 miliardë përballen me vështirësi financiare për të marrë kujdes mjekësor.
Barnat janë arsyeja kryesore e vështirësive financiare në 75% të vendeve ato përbëjnë të paktën 55% të pagesave nga xhepi. Tek njerëzit që jetojnë në varfëri, barra është edhe më e rëndë, me 60% të gjithë shpenzimeve shëndetësore të dedikuara për barna.
Edhe pse vendet me të ardhura të ulëta kanë bërë përmirësimet më të shpejta, ato ende përballen me boshllëqet më të mëdha. Në vitin 2022, 3 nga 4 persona ndër shtresat më të varfra përjetuan vështirësi financiare për shkak të kostove shëndetësore, kundrejt më pak se 1 në 25 ndër më të pasurit.
Raporti paralajmëron se pa ritëm më të shpejtë progresi, deri në vitin 2030 Indeksi i Mbulimit të Shërbimeve pritet të arrijë vetëm në 74 pikë, ndërsa gati një në katër njerëz në botë do të vazhdojnë të përballen me kosto të papërballueshme shëndetësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura