Vetëvritet nipi i Nehat Kullës, i njohur si “gjenerali”!Hidhet nga 160 metra lartësi

9 Dhjetor 2025 | 08:36

Klodian Kulla, djali i vëllait të Nehat Kullës është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit poshtë urës së njohur të fshatit “Fshat”.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se Klodian Kulla mund të jetë vetëhedhur gjatë natës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e Policisë së Shtetit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave. Një grup shpëtimi ndërhyri për nxjerrjen e trupit nga zona ku ai u gjet.

“Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën. Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.”, njofton policia.

Klodian Kulla

Nehat Kulla, i cili ndërroi jetë në vitin 2020 një vit pasi u lirua nga burgu, ishte një nga figurat më të njohura të botës së krimit në vitet ’90 dhe njihej me nofkën “Gjenerali”. Ai drejtonte një prej bandave më të famëkeqe të Tiranës gjatë trazirave të vitit 1997. Kulla kishte përfunduar së shlyeri dënimin 20-vjeçar në burgun e Fushë-Krujës për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998, shofer i ish-ministrit të Brendshëm Halit Shamata.

Banda e drejtuar prej tij u formua gjatë trazirave të vitit 1997, kur ai, familjarë dhe miq të tij arritën të mbanin të paprekur repartin e “xhenios”, një nga të paktët që nuk u dëmtua gjatë sulmeve të asaj periudhe. Për një kohë të gjatë, ai dhe të ashtuquajturit “ushtarë” të tij e kontrolluan repartin, duke marrë nofkën “Gjenerali”, emër që iu vendos edhe nga banorët e zonës.

Hetimet për vdekjen e Klodian Kullës vijojnë. Autoritetet pritet të japin detaje të tjera në orët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026