14 masa sigurie nga SPAK, gazetarja jep detaje nga operacioni i FNSH në Krujë
Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi ka zbuluar detaje të reja lidhur me operacionin e zhvilluar mëngjesin e sotëm nga FNSH në Krujë dhe Nikël. Gazetarja ka bërë më dije se SPAK ka lëshuar 14 masa sigurie nga të cilat 6 janë ekzekutuar gjatë kontrolleve të kryera këtë të mërkurë.
Ajo shton se 3 masa sigurie janë lëshuar edhe për Islam Sefan, Aldo Gjinin dhe Jani Çavot të cilët ndodhen në burg. Komunikimet në Sky Ecc kanë zbuluar aktivitetin kriminal të grupit të akuzuar për lëndë narkotike.
“SPAK ka goditur një grup i cili akuzohet për trafik të lëndëve narkotike, Bëhet fjalë për 14 masa siguri të cilat gjatë mëngjesit të sotëm ku ka patur një operacion në zonën e Krujës dhe Niklës. FNSH ka arritur të ekzekutojë 6 prej tyre ndërsa nga ana tjetër 4 të tjerë anë shpallur në kërkim.
3 të tjerë janë aktualisht në burg. Të arrestuarit janë: Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani, Sokol Qaja, Gazmir Rraja, Përparim Rraja dhe Rexhep Rraja.
Rexhep Rraja është djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja. Operacioni drejtohet nga prokurori Adnan Xholi dhe janë pikërisht komunikimet e zbuluara nga Sky Ecc të cilët kanë bërë të mundur zbardhjen e emrave dhe deri në arrestimin e tyre,” tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 18:35 I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
- 18:29 Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet