LSDM paralajmëron rrezikun e ngritjes së qendrave për emigrantët, Mickoski e mohon

10 Dhjetor 2025 | 16:50

Një debat i madh në lidhje me kampet e emigrantëve që nuk pranohen nga Britania e Madhe ka plasur në Maqedoninë e Veriut.

Partia opozitare maqedonase, LSDM, ka ngritur shqetësimin se Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i radhës në Ballkan ku do të vendosen emigrantët e refuzuar nga Britania e Madhe dhe vendet e tjera evropiane, duke ndjekur shembullin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Nga LSDM theksojnë se informacioni mbi planin për “qendrat e kthimit për emigrantët” në Ballkan nuk vjen vetëm nga media britanike, por edhe nga shumë media botërore, të cilat kanë publikuar analiza dhe informacione mbi këtë temë.

“Kosova u bë vendi i parë që pranoi emigrantët e refuzuar nga Britania. Shqipëria gjithashtu pranoi të ndërtojë qendra pritjeje për emigrantët nga Italia. Pesë ditë më parë, ‘Deutsche Welle’ raportoi se 40 emigrantë ishin sjellë tashmë me anije luftarake në qendrat në Shqipëri. Ja sa shpejt po zhvillohen gjërat”, thuhet në deklaratën e LSDM

LSDM gjithashtu pretendon se Qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski ka rënë dakord për një pagesë prej 20,000 paundësh për çdo emigrant të pranuar, si dhe për përfshirjen e tyre në tregun e punës, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, si dhe për vendosjen afatgjatë në Maqedoninë e Veriut.

“Kjo është e vërteta! A po gënjen media botërore? A po gënjen LSDM? Kush po gënjen? Qeveria e Mickoskit. Qeveria nuk ka para, tashmë i mungojnë 1 miliard euro, padyshim që duan të marrin një kredi prej 6 miliardë eurosh dhe në këmbim të sjellin emigrantë. Qytetarët janë kundër këtyre politikave antikombëtare dhe antishtetërore të VMRO-DPMNE-së dhe i thonë JO emigrantëve, JO rrezikimit të sigurisë së shtetit”, thuhet në deklaratë.

Por kryeministri Mickoski këmbëngul se këto janë trillime të opozitës dhe se emigrantë të huaj dhe kampe në RMV nuk do të ketë. Madje paralajmëroi sistemin për monitorim me kamera të pikave kufitare ‘Safe Country’.

“Me indinjatë i hedh poshtë këto spekulime se planifikojmë vendosjen e çfarëdo kampeve. Derisa unë jam kryeministër, derisa unë jam kryetar i VMRO-DPMNE-së, nuk do të mbijë asnjë tendë ku do të vendosen emigrantë ilegalë. Dhe nuk do të pranojmë asnjë emigrant ilegal. Përkundrazi, do ta forcojmë luftën tonë, bashkë me aleatët tanë në kuadër të NATO-s, kundër emigracionit ilegal”, thotë kryeministri Hristijan Mickoski.

Tema se Maqedonia e Veriut do të bëhet strehimore për emigrantët që nuk marrin azil në Britani u aktualizua nga mediat britanike me pretendimin se RMV do të paguhet për çdo migrant të pranuar, ndërsa në këmbim Maqedonia e Veriut do të duhet t’u mundësojë atyre të marrin azil ose leje pune në sektorët ku ka mungesë punëtorësh.

RMV përdoret prej kohësh si rrugë për të shkuar drejt BE-së për shkak të kufizimit me Greqinë. Në vitin 2017 RMV kishte parë një prej krizave më të mëdha të fluksit me refugjatë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026