Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, zyrtari i DASH takon Dumanin
Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar zhvillimin e një takimi mes zyrtarit të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.
Në postim theksohet rëndësia e bashkëpunimit mes dy vendeve kundër organizatave kriminale dhe luftës kundër korrupsionit.
“Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për t’u përballur me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe për të luftuar korrupsionin që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë. Përpjekjet e z. Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij”, shkruan Ambasada e SHBA-së.
Confronting transnational crime demands a shared commitment. Today, Deputy Director for West Central European Affairs Lyn Debevoise visited SPAK to express the United States’s appreciation for Chief Special Prosecutor Altin Dumani’s work with U.S. law enforcement to confront… pic.twitter.com/EczWOnhlK3
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) December 10, 2025
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve