Vidhnin lekë dhe sende në lokalet në zonën e plazhit në Durrës, arrestohen 2 persona

11 Dhjetor 2025 | 12:29

Policia e Durrësit këtë të enjte ka arrestuar në flagrancë dy persona pasi vidhnin lekë dhe sende në zonën e plazhit në Durrës.

Sipas raportimeve, kanë rënë në pranga E. H., 29 vjeç, dhe M. I., 25 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Durrës.

Këta shtetas u kapën në flagrancë, në kohën që po vidhnin në lokalin e shtetasit B. M., ku kishin marrë sende të ndryshme, një shumë parash dhe një biçikletë. Ndërkohë, në rrugën “Bajram Curri”, kanë marrë disa pije alkoolike dhe një biçikletë.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur në një lokal bar-piceri, në pronësi të shtetasit A. G., në lagjen 13, Durrës, një shumë prej 3 milionë lekësh dhe një aparat telefonik.

Shërbimet e Policisë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një pjesë të shumës së lekëve të vjedhura, një aparat celular dhe një biçikletë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026