77 vota kundër, Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për Avokatin e Popullit
Parlamenti ka votuar me 77 vota kundër kërkesën PD për të hequr nga rendi ditës zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Opozita votoi me 30 vota pro ndërsa pati 1 abstenim.
‘Votimi është i hapur dhe me karton. Kush është pro iu lutem, numëroni votat pro. 30 vota pro. Kush është kundër? 77 vota kundër. Abstenim, 1 abstenim. Me 77 vota kundër, 30 pro dhe 1 abstenim, kërkesa nuk miratohet”, tha Peleshi.
Deputetët e opozitës u shprehën se i kanë tërhequr firmat për kandidatët dhe kërkuan anulimin e procesit. Berisha është shprehur se ata po zbatojnë vendimin e Komisionit të ligjeve dhe prandaj tërhoqën firmat për kandidatë.
Sipas tij po shkelmohet vendimin e Komisionit të Ligjeve për të grabitur Avokatin e Popullit. 6 janë kandidatët të cilët sot do të hidhen në votim në Kuvend, Endri Shabani, Adriana Kalaja, Besim Ndregjoni, Aranita Braho, Skënder Haluci dhe Tartar Bazaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 17:13 Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj
- 17:07 Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë
- 16:43 Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
- 16:35 Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes
- 16:32 SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë
- 16:31 Babai dhe dy djemtë shpallen fajtorë për vrasjen e dyfishtë në Kurjan të Fierit