Ambasadori i BE-së pas zgjedhjes së Klodian Brahos: Presim me kërsheri bashkëpunimin

11 Dhjetor 2025 | 15:27

Menjëherë pas votimit, ku Klodian Braho u zgjodh kreu i SPAK, i pranishëm në ambientet e KLP foli për gazetarët dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, i cili ndoqi procesin prej shtatë orësh.

Ambasadori Gonzato theksoi rëndësinë e zgjedhjes së Klodian Brahos, duke vlerësuar përvojën dhe profesionalizmin e tij.

Sipas Gonzatos, zgjedhja e Brahos dërgon një mesazh të qartë për përkushtimin e Shqipërisë ndaj luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke e bërë SPAK-un një institucion më të fortë dhe të besueshëm.

“Ishim këtu sot për të treguar mbështetjen tonë për KLP-në në detyrën e saj, por gjithashtu dhe për të treguar interesin tonë në procedurën e emërimit. Kjo për arsye se SPAK luan një rol thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe ju e dini se kjo është një nga kërkesat kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ne theksuam se duhej një krytar i SPAK që do vijonte punën e këtij insitucioni dhe theksuam se kandidati duhet të kishte nivel të lartë pavarësie, integritet dhe standarde të larta”, tha ai.

Ambasadori gjithashtu theksoi se BE pret që bashkëpunimi me kreun e ri të SPAK-ut të vijojë me transparencë dhe profesionalizëm, duke kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.

“Urojmë zotin Braho për detyrën e tij të re dhe me kërsheri presim bashkëpunim me të në detyrën e re”, tha ambasadori.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026