Sot 35-vjetori i partisë, Berisha tregon çfarë ndodhi me Edi Ramën kur erdhi në PD
Duke folur para mbështetësve dhe figurave të partisë në 35-vjetorin e PD-së, Sali Berisha përmendi edhe kryeministrin Edi Rama, ndërsa deklaroi se ai donte të anëtarësohej në Partinë Demokratike në fillimet e themelimit të saj, por sipas tij, është përzënë.
“35 vite më parë, në ditët e para pas themelimit të PD, shumë të rinj intelektualë na bashkoheshin çdo ditë. Midis tyre ishte edhe një djalë 26-vjeç, pedagog i arteve. Askush nuk mendonte në atë kohë se disa vite më vonë ai person do të kthehej në fatkeqësinë më të vogël të kombit shqiptar pas Enver Hoxhës. Ky djali ishte Edvin Kristaq Rama, ai nuk rezistoi dot më gjatë se disa orë në PD. Është forca e madhe e kësaj partie; demokratët kanë një instinkt të pagabueshëm për të dalluar të mirën dhe të keqen. Edi Rama, që përzëmë nga PD, sot ka themeluar narkoshtetin e parë në Europë. Ai qeveris me kartelet më të rrezikshme të drogës. Shqipëria është shpopulluar. Kombi ka pësuar katastrofën demografike më të madhe të ekzistencës së tij,” tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 12:07 Kosova sekuestron asete në vlerë 1 milion euro të një rrjeti të trafikimit të drogës
- 12:00 Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja
- 11:55 Rama: Bizneset shqiptare duhet të përgatiten për tregun e BE-së, po vjen një transformim i pandalshëm
- 11:37 U arrestua 3 ditë më parë në Dhërmi, Gjykata e Vlorës cakton masën “arrest në burg” për Granit Pepnikën
- 11:30 ‘Karta Trump’, reagime dhe meme virale ndaj anulimit të diskutueshëm të kartonit të kuq të Balogun nga FIFA
- 11:14 Ish-ministri Oketa: Në kujtesën time, klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes