Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit me 85 vota pro, opozita braktis votimin

11 Dhjetor 2025 | 22:47

Parlamenti votoi të enjten në mbrëmje Endri Shabanin si Avokat të Popullit. Ai mori 85 vota pro të deputetëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Socialdemokrate dhe tre kundër.

Partia Demokratike dhe Partia Mundësia nuk morën pjesë në votim.

Në votim morën pjesë deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, deputetja e Shqipëria Bëhet Ana Dajko dhe deputeti i PD, Artan Luku. 
I pranishëm në seancë gjatë votimit ishte edhe Kryeministri Edi Rama.

Para procesit të votimit, opozita kundërshtoi ashpër procedurën e ndjekur, duke deklaruar se kishte tërhequr firmat mbështetëse për kandidaturat për Avokat të Popullit dhe se Endri Shabani nuk ishte kandaturë e mbështetur nga PD. Pavarësisht kësaj, mazhoranca vijoi me procesin duke kaluar në votim kandidaturat.

Shabani pritet të bëjë betimin javën e ardhshme në Parlament, përpara se të nisë zyrtarisht detyrën në krye të institucionit të Avokatit të Popullit.

VOTIMI PËR KANDIDATËT PËR AVOKAT TË POPULLIT:

Endri Shabani- 85 pro, 3 kundër
Tartar Bazaj- 1 pro, 79 abstenim, 7 kundër
Aranita Brahaj- 4 pro, 76 abstenim, 7 kundër
Skënder Haluci- 1 pro, 72 abstenim, 14 kundër
Adriana Kalaja- 0 pro, 69 kundër, 17 abstenim
Besim Ndregjoni- 0 pro, 61 abstenim, 25 kundër

Votimi në Kuvend për Avokatin e Popullit

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit

\Policia e Shkodrës ka goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të operacionit të koduar “Territor i Pastër”, i zhvilluar këtë të...
10:15 | 27/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

Për Ministrin Hoxha, kjo vizitë pasqyron marrëdhëniet e forta bilaterale mes dy vendeve tona, të mbështetura nga një dialog politik intensiv në nivelin më të...
14:43 | 24/06/2026