Zanatçinjtë drejt zhdukjes, eksperti: Të rinjtë duan paga të larta
Të kërkosh sot në Shqipëri një këpucar, hidraulik apo elektricist, është si të kërkosh gjilpërën në kashtë. Zanatçinjtë janë drejt zhdukjes dhe të rinjtë nuk po kërkojnë t’i zëvendësojnë. Pjesa më e madhe e vendeve të lira janë për punë krahu dhe profesione elementare.
Sipas ekspertit për punësim, Erion Muça, Shqipëria është një vend në të cilin zanatçinjtë janë lënë mënjanë dhe shumë prej zanateve po braktisen, sepse shumë të rinj nuk po i përqafojnë më për t’i realizuar.
“Kjo është si rrjedhojë e një orientimi drejt sipërmarrjes së shumicës së të rinjve, apo drejt aksesit në punë me paga të larta që në start”, është shprehur eksperti.
Disa të dhëna të Eurostat tregojnë se në vendet e BE-së, vendet e lira të punës dominohen nga pozicionet menaxheriale, si drejtues biznesi, menaxherë shitjesh apo marketingu. Kjo tregon se ekonomitë europiane kërkojnë më shumë punonjës me aftësi të larta dhe role drejtuese. Nga ana tjetër, në Shqipëri është një tjetër realitet.
“Paralelisht me vendet europiane, shumica e menaxherëve ndryshojnë sepse marrin përsipër objektiva të caktuara për zhvillimin e sipërmarrjes. Ndërsa zanatet e veçanta, që janë traditë e zonave të caktuara, që i shërbejnë trashëgimisë kulturore dhe që janë dëshmi e rëndësishme për turistët që vizitojnë këto vende, ruhen me fanatizëm dhe në disa raste mbrohen me ligj.
Faktori kryesor i mosinteresimit të të rinjve janë të ardhurat e pakta që këto profesione, si punëtorë në ndërtim, bujqësi, shërbime dhe industri, si dhe zanatçinj, ofrojnë”, është shprehur eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit