Protesta në Shkup, Ahmeti: Europë, Amerikë dhe NATO faleminderit që përkrahët UÇK
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti u është bashkuar protestuesve në tubimit e mbajtur sot në Shkup në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Gjatë fjalës së tij Ahmeti shprehu mirënjohje për mbështetjen e SHBA, Europës e NATO-s.
“Jemi mbledhur sot këtu, afër Hasan Prishtinës, Pjetër Bogdanit, Nexhat Agollit, për të treguar se Hasan Prishtina u vra pikërisht për liri të kombit të vet. Pjetër Bogdani i dha dije e filozofi Europës. Nexhat Agolli, regjimi e pushkatoi si ministër vetëm se kërkoi liri drejtësi e barazi për popullin e tij.
Tani sot ne nuk themi që Europa na kishte borxh, por themi Europë, Amerikë. NATO faleminderit që filozofinë e veprimtarinë e njerëzve më të mëdhenj të kombit tonë na i shpërblyet në përkrahje të UÇK dhe ndërprerje të gjenocidi të mëtej të shqiptarëve të Kosovës.
I jemi mirënjohës zv.sekretarit të Shetit, James Rubin, si dhe ambasadorit që punoi shumë në rajon për paqe e stabilitet, Christopher Hill. Nga ky shesh i drejtohemi edhe Europës. Unë i takoj asaj Lëvizje që kërkonte liri e drejtësi për shqiptarët. Shpërblimi ishte vrasje, tortura e gjakosje, njollosje të lëvizjes së rinisë studentore të shqiptarëve nga regjimi i Beogradit”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçeku, kush e zëvendëson
Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
I moshuari dhunon gruan në Pogradec, vihet në pranga. 69-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës
- 11:36 Balla debat me Bardhin: Shpreson se kjo protestë do të heqë qafe Saliun
- 11:33 Tensione para Parlamentit, protestuesit vendosin koshin e plehrave në hyrje të Kuvendit
- 11:16 Rama vizitë në Vlorë për marrëveshjen mbi prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman
- 11:14 Begaj dekreton ligjin për amnistinë penale, 466 persona pritet të lirohen nga burgu
- 11:02 Balla opozitës: PS nuk e mund dot askush, protesta mposhti PD-në
- 10:59 Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google