Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Skrapar dhe Kuçovë
Këtë të shtunë kanë rënë në pranga nga policia e Beratit dy persona dhe është proceduar penalisht një tjetër, pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike në qytetin e Kuçovës dhe të Skraparit.
Sipas raportimeve, në pranga ka rënë shtetasi S. K., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi nga kontrolli fizik shërbimet e Policisë sekuestruan sasi lënde narkotike kokainë dhe shtetasi S., 40 vjeç, banues në Poliçan, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij dhe në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua sasi lënde narkotike kokainë.
Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi F. Sh., 41 vjeç, banues në Poliçan, pasagjer në mjet, pasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.
Ndërkohë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike e dyshuar kokainë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 09:25 Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”
- 09:17 Zjarri në pyll vret të paktën 12 persona në jug të Spanjës
- 09:12 Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 08:58 Wally Funk, gruaja më e vjetër që shkoi në hapësirë vdes në moshën 87-vjeçare
- 08:41 DHS: Meksikani i vrarë nga agjentët e ICE nuk ishte objektiv i synuar i arrestimit
- 08:33 Ajatollah Ali Khamenei varroset në qytetin e tij të lindjes