Selenicë, tradita ndër dekada e kultivimit të rrushit dhe bërjes së rakisë
Fshatrat e bashkisë së Selenicës janë të njohura prej dekadash për kultivimin e rrushit. Kjo traditë, siç tregojnë edhe vetë fermerët, është trashëguar brez pas brezi. Fermerët shprehen të kënaqur me çmimin me të cilin shesin verën dhe rakinë, teksa theksojnë se tregu për produktet e tyre nuk mungon.
Krahas zhvillimit të teknologjisë, e cila ka ndihmuar ndjeshëm në prodhimin e verës dhe rakisë duke rritur rendimentin dhe duke lehtësuar punën e çdo fermeri, në zonë ka ende shumë fermerë që e prodhojnë rakinë në mënyrë artizanale. Në këto fshatra takojmë sot një prej tyre, i cili ruan traditën duke prodhuar rakinë me kazan.
Me qindra familje në fshatrat e bashkisë së Selenicës jetojnë nga kultivimi i rrushit dhe prodhimi i verës dhe rakisë. Edhe pse numri i tyre është ulur ndjeshëm nga viti në vit, kjo traditë vazhdon të trashëgohet brez pas brezi, duke kontribuar në zhvillimin e ekonomisë lokale të zonës.
LEXONI GJITHASHTU:
Zgjerimi dhe Plani i Rritjes, liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Tivat. I pranishëm edhe kryeministri Rama
Zelensky i dërgon letër Putinit, i kërkon takim ballë për ballë për t’i dhënë fund luftës
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person! Ndodhet jashtë rrezikut për jetën
- 10:08 Sulmi me dron në Kiev, shkon në katër numri i viktimave
- 10:05 Ambasada amerikane: SHBA po detyrohet ta rishqyrtojë rolin e vet në Bosnje
- 09:54 Nisin homazhet për policin e vrarë në krye të detyrës, 34-vjeçari do prehet në vendlindje. Kolegët në lot (VIDEO)
- 09:53 Aksidenti me vdekje në aksin Kardhiq-Delvinë, identifikohen të plagosurit dhe viktima (EMRAT)
- 09:37 Me 7 milionë fuçi naftë në bord, 4 cisterna iraniane kalojnë Ngushticën e Hormuzit pavarësisht bllokadës amerikane
- 09:35 Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen në Shqipëri 6 shtetas të kapur në Dubai (EMRAT)