PD kërkoi përjashtimin e Ballës nga parlamenti, çfarë vendosi Sekretariati i Etikës

15 Dhjetor 2025 | 09:54

Sekretariati i Etikës i mbledhur këtë të hëne, ka rrëzuar kërkesën e PD-së, e cila kërkonte përjashtimin nga parlamenti për 30 ditë të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Kërkesa e PD-së i referohet seancës së fundit plenare, ku palët u përfshinë në debat ndërsa deputetët e opozitës e akuzuan Ballën se iu drejtua atyre me termin fyes “zagarë”.

Kujtojmë që Partia Demokratike, tre ditë më parë, dorëzoi kërkesën për përjashtimin me 30 ditë të Taulant Ballës, me pretendimin se ai ka përdorur gjuhë joparlamentare ndaj opozitës.

Kërkesa për përjashtim u firmos nga deputetët Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Enno Bozdo, Elda Hoti, Bardh Spahia, Jorida Tabaku, Igli Cara, Vangjel Dule, Brunilda Haxhiu, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Ina Zhupa, Denisa Vata, Klevis Balliu, Erisa Xhixho, Tedi Blushi dhe të tjerë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026