Rama prezanton buxhetin me fermerët në Elbasan: Ky mandat, vendimtar për integrimin
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit bujqësor në Elbasan, ku prezantoi prioritetet e Buxhetit 2026, duke vënë theksin te rritja e mbështetjes financiare për bujqësinë, blegtorinë, peshkimin, agro-përpunimin dhe agroturizmin.
Sipas Kryeministrit, për vitin e ardhshëm parashikohet një fond prej 16.3 miliardë lekësh, i cili do të shërbejë jo vetëm për skemat mbështetëse të prodhimit, por edhe për pensionin rural si dhe për trajnimin e fermerëve, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se mandati i katërt qeverisës është ndër më të vështirët, për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por sipas tij, ky proces po ecën përpara falë mbështetjes së gjerë qytetare.
“Sapo kemi nisur një mandat të ri, që është një nga mandatet më të vështira të qeverisjes së vendit. Por fatmirësisht, këtë peshë na e kanë bërë më të lehtë qytetarët, të cilët na kanë dhënë 83 mandate për të përmbyllur me sukses negociatat me BE-në dhe për t’u vendosur vulën europiane transformimeve të nisura tre mandate më parë”, u shpreh Rama.
Kryeministri nënvizoi se bujqësia ka nevojë për partneritet të fortë me qeverinë, duke shtuar se buxheti për këtë sektor tashmë është dyfishuar. Ai solli në vëmendje edhe disa tregues konkretë të rritjes së prodhimit dhe eksporteve:
Prodhimi në sera është trefishuar, me një sipërfaqe që ka arritur në 220 hektarë
Prodhimi i perimeve është rritur ndjeshëm, duke iu afruar 1.5 milionë tonëve
Eksportet bujqësore janë diversifikuar dhe vetëm në 9-mujorin e parë të këtij viti kanë tejkaluar vlerën e vitit të kaluar, duke arritur rreth gjysmë miliard euro
Raporti eksport–import është përmirësuar ndjeshëm, me objektivin 1 import – 2 eksporte
Rama theksoi gjithashtu se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë dukshëm më i lartë se ai aktual, veçanërisht për Skemën Kombëtare të Mbështetjes, ku fondi do të jetë gati dyfish krahasuar me vitin e kaluar.
“Të gjitha pagesat për fermerët do të mbyllen brenda këtij viti”, garantoi Kryeministri.

Conad feston 20 vite suksesi dhe revolucioni në tregun shqiptar
Sondazhi i OECD: Shqiptarët shtyjnë daljen në pension për shkak të pasigurisë financiare
Këmbimi valutor 2 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:52 Ministri izraelit i mbrojtjes kërcënon udhëheqësit iranianë
- 08:48 ‘Rreziku është që Rusia të bëhet e dëshpëruar’! Ishulli suedez i Detit Baltik përgatitet për pushtim
- 08:45 Shkencëtarët: Të mësuarit të një gjuhe tjetër ngadalëson plakjen e trurit
- 08:41 Pamjet virale, momenti kur princesha e Norvegjisë përqafon Haaland pa bluzë pas fitores me Brazilin
- 08:35 Trump ‘rindez tensionet’ me Melonin, poston foton e kryeministres italiane: Nevojitet urdhër kufizues
- 08:30 Turqia në qendër të diplomacisë globale, Ankaraja mirëpret më 7 korrik Samitin e NATO-s, zbardhet agjenda