Presidenti Begaj dekreton ndryshime në drejtimin e Forcave të Armatosura
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar dhënien e gradës madhore “Kundëradmiral” për Kapitenin e Rangut të Parë Arsen Burhan Mullaj, me detyrë “Shef i Shtabit të Forcës Detare”
“Në mbështetje të nenit 92, shkronja “d”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 9, pika 3, shkronja “a” të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, datë 11.12.2025,
D E K R E T O J: Neni 1. Kapiten i Rangut të Parë Arsen Burhan Mullaj, me detyrë “Shef i Shtabit të Forcës Detare”, i jepet grada madhore “Kundëradmiral”. Neni 2. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Presidenti Begaj, me Dekret nr. 477, datë 16.12.2025, dekretoi sot lirimin e Gjeneral Major Ilir Hasan Xhebexhia nga detyra e Komandantit të Forcës Tokësore.
Në mbështetje të nenit 93, nenit 169, pika 3 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 3, shkronja “c” të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, datë 29.10.2025,
D E K R E T O J: Neni 1. Gjeneral Major Ilir Hasan Xhebexhia lirohet nga detyra “Komandant i Forcës Tokësore”. Neni 2. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Presidenti Bajram Begaj, me Dekret nr. 478, datë 16.12.2025, dekretoi sot emërimin e Gjeneral Major Petrit Pal Çuni në detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore.
Në mbështetje të nenit 93, nenit 169, pika 3 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 3, shkronja “c” të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, datë 7.11.2025,
D E K R E T O J: Neni 1. Gjeneral Major Petrit Pal Çuni emërohet në detyrën “Komandant i Forcës Tokësore”. Neni 2. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme