Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, gazetari jep detaje nga diskutimet

17 Dhjetor 2025 | 19:22

Gazetari i Euronews Albania Ardit Hoxha ka zbuluar detaje të reja lidhur me diskutimet që po zhvillohen në Këshillin Kombëtar të PD-së. Gazetari shprehet se anëtarët e Këshillit Lisandër Hoxha dhe Aulon Kalaja kanë kërkuar që personat që janë të lidhur me Sorosin duhet të largohen nga postet që mbajnë.

“Burime bëjnë me dije se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar disa anëtarë kanë kërkuar qe të trajtohet çështja e desorosizimit, te largohen nga postet të gjithë personat që janë të lidhur ose të shkuar me fondacionin e George Sorosit.

Kanë qene anëtarët, Lisandër Hoxha, Aulon Kalaja më të zëshmit që e kanë kërkuar këtë gjë. Zoti Hoxha se ka deklaruar se besojmë që Soros është kancer për demokracinë, jo vetëm Shqipërinë, Amerikën etj. Sipas tij e papranueshme që ne mesin tonë te kemi njerëz te lidhur me ketë organizate.

Në mbështetje të tij ka qenë edhe Kalaja i cili ka thënë se Soros duhet të shpallet non grata nga qeveria e ardhshme dhe ka propozuar se PD duhet te shkoj me djathtas dhe të jetë më konservatore në qasjen e saj. Si dhe duke dënuar edhe atë që ndodhi votimin ne parlamenti për Avokatin e Popullit u mori 85 vota pro Endri Shabani”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026