Vinin baste sportive me telefona në një lokal në Ndroq, arrestohen dy persona
Policia e Tiranës këtë të enjte ka vënë në pranga dy shtetas pasi u kapën në flagrancë në një lokal në Ndroq ku organizonin veprimtarin e paligjshme të lojërave të fatit.
Në kuadër të operacionit të koduar “Game Over 2”, në pranga kanë rënë E. Ç., 34 vjeç dhe I. T., 31 vjeç, të dy banues në Ndroq.
Sipas raportimeve këta shtetas u kapën në flagrancë në një lokal në fshatin Ndroq, duke vënë baste sportive, me celularë. Në ambientet e lokalit u gjetën 5 celularë që përdoreshin për lojëra fati dhe një shumë parash.
Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit u gjet një armë sportive që e mbante pa leje.
Ndërkohë, u sekuestruan 5 celularë që përdoreshin për lojëra fati, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash dhe arma sportive.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
- 14:45 Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:40 Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani
- 14:36 Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas