Bashkëpunimi në mbrojtje, kreu i FSK-së takon shefin e Mbrojtjes së Lituanisë

19 Dhjetor 2025 | 19:10

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot në takim shefin e Mbrojtjes së Lituanisë, gjeneral Raimundas Vaikshnoras, me të cilin diskutoi mbi situatën e sigurisë në rajon, bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes dhe shkëmbimin e përvojave, raporton KosovaPress.

Në takim u theksua domosdoshmëria e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme ushtarake, duke rikonfirmuar përkushtimin e FSK-së për bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

Po ashtu, u nënvizua rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve në veçanti të Lituanisë në ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026